AKTIVITET TRAJNUES: “Individualizimi i figurave të veprës penale të korrupsionit.” - 24 mars 2026

Shkolla e Magjistraturës, më datë 24 mars 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Individualizimi i figurave të veprës penale të korrupsionit. Tipizimi i korrupsionit aktiv, ndërmjetësimit për korrupsion dhe korrupsionit. Përcaktimi i përgjegjësisë penale të ndërmjetësit korruptiv. Fusha e zbatimit të nenit 245/1 në raport me figurat e posaçme të veprave penale të korrupsionit. Veprimet hetimore dhe mjetet e posaçme të kërkimit të provës në veprat penale të korrupsionit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Engert Pëllumbi, Albert Meça

Lehtësues: Dorina Bejko

Qëllimi i këtij trajnimi është:Trajnimi synon të përkufizojë elementët e veprave penale të korrupsionit dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet tyre si dhe mënyrën e hetimit të këtyre veprave penale.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Korrupsioni dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Të përbashkëtat dhe dallimet. Roli i ndërmjetësit korruptiv ndërmjet këtyre dy veprave.
  • Veprimet hetimore dhe mjetet e posaçme të kërkimit të provës në veprat penale të korrupsionit.
  • Raste nga praktika gjyqësore lidhur me korrupsionin dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
  • Trajnimi ndërthur trajtimin teorik, historik, krahasimor dhe praktik të elementëve të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Gjithashtu, përmes kuicit do të vlerësohet qartësia dhe mjaftueshmëria e informacionit të përcjellë si dhe njohuritë e pjesëmarrësve rreth temës.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.